Gjermania ka rënë dakord të blejë 30 milion doza të vaksinës ruse Sputnik V kundër COVID-19, ka deklaruar kreu i landit dhe qeverisë së Saksonisë.
Michael Kretschmer, e dha njoftimin me anë të një postimi në Tëitter duke thënë se dozat do të merren në tre grupe me 10 milion doza midis qershorit, korrikut dhe gushtit.
Dozat e vaksinës ruse do të vijnë pas marrje së miratimit edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), për të cilën Kretschmer tha se shpreson të ndodhë deri në muajin e ardhshëm.
Vaksina Sputnik V aktualisht është e regjistruar në 61 vende por nuk ka marrë ende dritën jeshile nga EMA.
Aktualisht po i nënshtrohet një rishikimi për sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë ndërsa nuk mund të parashikojë një afat kohor për autorizimin, EMA ka thënë që ka të ngjarë të ndodhë shpejt.
Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn, kishte deklaruar më parë se vendi do të përfshihej në diskutime me Rusinë për një blerje eventuale të vaksinës.
Vaksina Sputnik V është 91,6% efektive, në bazë të rezultateve të provës klinike të Fazës III të botuara në The Lancet. Efektet anësore më të zakonshme janë sëmundjet e ngjashme me gripin, dhimbje në vendin e injeksionit, dhimbje e kokës dhe mungesa e energjisë.
Deri më tani, BE ka miratuar vaksinën nga Moderna, Oxford / AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Pfizer / BioNTech.
Sputnik V, nëse miratohet, do të ishte vaksina e parë jo-perëndimore që do të shpërndahej në të gjithë bllokun dhe mund të shkaktonte ndashmëri.
Pse tani?
BE ka filluar të përshpejtojë fushatën e vaksinimit pas një fushate tejet të ngadaltë por disa besojnë se kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. E ndodhur përballë limitimit të moshës së personave që do të merrnin vaksinën e AstraZeneca, e shoqëruar me një mungesë të theksuar të dozave, Gjermania ka nisur të bëjë një shkëputje të lehtë nga unioni evropian dhe t’i zhvillojë vetë negociatat.
Hungaria dhe Sllovakia janë dy vende të BE-së që kanë marrë tashmë doza të vaksinës ruse pavarësisht nga mungesa e miratimit nga EMA, ndërsa Austria dhe Republika Çeke kanë treguar interes gjithashtu.
Pse është kjo kaq e rëndësishme?
Ka disa arsye. Fillimisht Gjermania ka ecur me të njëjtën rrugë me BE dhe prokurimin e vaksinave nga institucionet e tyre dhe së dyti një gjë e tillë shënon një hap përpara për marrëdhëniet gjermano-ruse, të cilat kanë qenë gjithnjë e më shumë armiqësore, sidomos muajt e fundit. Kjo vjen nga çështjet që përfshijnë Ukrainën dhe Sirinë, si dhe helmimin e liderit të opozitës Alexey Navalny