Bota

COVID-19/ Gjermania drejt mbylljes, Merkel: situatë kritike! Çekia, Austria dhe Sllovakia forcojnë kufizimet

18 Nëntor 2021, 19:13| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 19:18

  • Share

Situatë dramatike e cilësoi kancelaria Angela Merkel atë që po përjeton Gjermania nga COVID-19. Vendi raportoi rritjen e saj më të lartë njëditore të infeksioneve 65,371 raste, me një rritje prej 12,545 infeksionesh të reja krahasuar me një ditë më parë. Por, shefi i institutit Robert Koh, tha se shkalla e infeksionit të jetë "dy ose tre herë më e lartë. Gjermania raportoi 264 vdekje të lidhura me Çovid-19, duke e çuar numrin total të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 98,000 njerëz.

Gjermania ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore, me pak më shumë se 67% të popullsisë të vaksinuar plotësisht.

"Situata aktuale e pandemisë në Gjermani është dramatike, nuk mund ta them ndryshe. Do të ishte fatkeqësi të veprohet vetëm kur njësitë e kujdesit intensiv janë plot, sepse atëherë do të ishte tepër vonë", u tha Merkel kryebashkiakëve nga e gjithë Gjermania.

Vendi, po shkon drejt rregullave më të rrepta për ata që nuk janë vaksinuar plotësisht. Tre parti që përbëjnë qeverinë e re të mundshme të koaliçionit të vendit do të debatojnë mbi një projektligj që do të bëjë që rregulla më të rrepta të hyjnë në fuqi, siç është bllokimi për të pavaksinuarit, ose bllokimi i gjithë vendit.

E vështirë është situata edhe në Çeki, pasi raste ditore e kanë kaluar shifrën 22 mijë. Nga data 22 nëntor, të pavaksinuarve në vend, do t’u ndalohet të hyjnë në mjedise publike dhe shërbime tjera.

Edhe Austria dhe Sllovakia, kanë regjistruar rritje të shkallës së infektimit dhe kanë vënë në fuqi kufizime të rrepta.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?