Covid-19/ gjobiten 330 qytetarë, 43 drejtues mjetesh dhe 6 administratorë lokalesh! Nuk respektuan masat

11 Prill 2020, 12:12| Përditesimi: 11 Prill 2020, 14:11

  • Share

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 330 këmbësorë, 43 drejtues mjetesh i është hequr patenta dhe janë penalizuar 6 pronarë lokalesh, pasi vijonin punën në bizneset e tyre. Ashtu si kurse edhe  ditët e tjera, këmbësorët kanë qenë më të pabindurit për pasojë edhe janë ndëshkuar.

Ndërkohë në Tiranë është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, 22-vjeçari M. I., banues në Kavajë,  pasi po lëvizte gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me vrap.

Ndërkohë, gjoba ka pasur edhe për 4 qytetarë që vijonin të qëndronin në parqe edhe pse është e ndaluar.

 Policia e Shtetit u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • maxx: 11/04/2020 18:15

    shume e rendesishme qe te dihet se shume autorizime jan dhene ne abuzim nga shume institucione ne durres.nderrmarje qe nuk i kan te punesuar japin autorizim .pa qen te punesuar.duhen vertetuar nese jan te punesuar ne ate ndermarje,.po abuzohet,.shume.qe njerezit te levizin...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?