Pika kufitare e Kapshticës

COVID-19/ Greqia shtyn afatin, Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt! MEPJ: Hyrja në vendin tonë do jetë e lejuar në këtë orar, për këto kategori

22 Janar 2021, 10:34| Përditesimi: 22 Janar 2021, 16:12

  • Share

Në vijimësi të situatës epidemiologjike për shkak të koronavirusit, Greqia vendosi të shtyjë afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës deri më 8 shkurt.

Autoritetet greke njoftojnë se këto janë masa të ndërmarra për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Gjithashtu ato sqarojnë se deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se ky vendin i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ajo lajmëron se dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Ndërsa mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Ndërkohë pika kufitare e Kakavijës vijon të punojë nga ora 07:00 deri në 23:00 me një kuotë ditore prej 750 kalimesh.

Ora 16:02
Kapshtica e bllokuar deri më 8 shkurt, MEPJ: Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar në këtë orar! Përjashtohen këto kategori

1611328107_kapshticeee1.jpg

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vendimit të palës greke, për të shtyrë afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës deri më 8 shkurt.

Ministria thotë se ky vendin i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, sipas ministrisë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

Ndërsa mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Deri në datë 8 shkurt, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 08.02.2021.

Ky vendim i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash).

‼️Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?