Holanda hyri dje në mbrëmje vonë në fazën e saj më të ashpër të kufizimeve anti-COVID deri tani duke vendosur një shtetrrethim për natën në mbarë vendin, në një përpjekje për të kontrolluar shkallën e infeksionit.
Nga dje në mbrëmje, banorët duhet të futen në shtëpi nga ora 21:00 deri në 04:30, kohë gjatë së cilës ata do të ndalohen të lënë shtëpitë e tyre.
Gjithashtu qeveria holandeze ka anuluar të gjitha fluturimet nga Britania dhe Afrika e Jugut për shkak të frikës së përhapjes së variantit të ri COVID.
Qëllimi është të zvogëlohen ndjeshëm infeksionet, ndërsa shqetësimet rriten për mutacionet e virusit. Vendi gjithashtu ka ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut, ku janë identifikuar variante më të transmetueshme të koronavirusit.
Shkelja e shtetrrethimit gjobitet 95 euro. Ky shtetrrethim do të qëndrojë në fuqi deri më 9 shkurt.