Covid-19 humbet një pjesë të ‘dhëmbëve sulmues’! Në skenë një tjetër koronavirus… Ja provat

24 Gusht 2020, 18:15| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 18:17

  • Share

Rritja e rasteve të reja të infeksionit nuk përkon me shtrimet në spitale. Studimet shkencore dëshmojnë se Covid ka humbur një pjesë të ‘dhëmbëve”.

Sipas profesorit Italian Profesori Matteo Bassetti, drejtor i klinikës së sëmundjes infektive në spitalin San Martino në Xhenova, situate sot është ajo e parashikuar tre muaj më parë;ngarkesa virale e Covid është ulur, gjë që demostron se koronavirusi ka pësuar mutacion, (i katërti që prej fillimit të pandemisë) edhe për faktin se pavarësisht se në Itali po rriten me shpejtësi rastet e reja, shtrimet në spitale janë ulur.

Në mbështetje të tezës së Bassetti-t  tani vjen një studim ende i paverifikuar nga bota shkencore që flet për për një Covid të ri, më pak agresiv dhe më shumë virulent.

Midis autorëve të hulumtimit edhe Robert Gallo, një prej zbuluesve të virusit HIV, sipas të cilit koronavirusi ka humbur një pjesë të tij, proteinën NSP1, pjesë e ‘dhëmbëve sulmues përsëritës’ të Covid e cila ka shkaktuar edhe zvogëlimin e vdekshmërisë. Sipas tij termi më i saktë që do tq zëvendësonte fjalën ‘humbje’ do të ishte ‘fshirje’, e cila do të thotë se pjesëza nuk do mund të rikthehet më, duke rritur mundësinë që trupi i njëriut të mund të mbrohet edhe me mirë ndaj patogjenit, teksa proteina e fshirë ka bërë që gjenomi të pësojë ndryshime të thella por jo strukturore.

Sipas Massimo Ciccozzi, koordinator italian i studimit, e njëjta gjë ka ndodhur edhe në të kaluarën, për shembull me Sars apo edhe me ndikime të tjera endemike dhe përbën një lajm jashtëzakonisht  premtues pasi NSP1luan një rol qendror në pengimin e reagimit antiviral imunitar. Megjithatë ende do duhet të konfirmohet se sa e përhapur është kjo ‘fshirje’ në rrafshin global

Në lidhje më situatën në Itali, vihet re se pavarësisht se numri i rasteve është i krahasueshëm më muajin mars, situata sot është shumë e ndryshme nga këndvështrimi i shtrimit në spital dhe veçanërisht i simptomave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?