COVID-19 i ka mbyllur në shtëpi, Çumani apel qeverisë: Ndihmoni jetimët në komunitet, janë pa mbrojtje dhe të paushqyer (VIDEO)

4 Prill 2020, 19:49| Përditesimi: 4 Prill 2020, 20:16

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Institucionit të Integrimit të Jetimëve të Shqipërisë, Ilir Çumani ka bërë një apel për qeverinë dhe pushtetin vendor që të kthejë sytë dhe nga ata të rinj jetimë që sot jetojnë në komunitet dhe për shkak të izolimit si pjesë e masave për koronavirusin, janë duke kaluar një situatë tepër kritike. Gjatë një lidhje telefonike për Report TV, Çumani u shpreh se këta të rinj jetimë të strehuar në konvikte apo gjetkë, janë pa punë, pas strehë dhe të paushqyer dhe për këtë i bëri thirrje qeverisë që të përfshijë dhe këta të rinj në paketën e ndihmës ekonomike duke u dhënë një pagë lufte.

"Institucionet e pushtetit lokal të hedhin sytë dhe nga të rinjtë jetimë që janë në komunitet dhe pa asnjë lloj ndihme dhe përkrahje. Përsos problematikave që janë të papunë, pas strehë dhe të pa ushqyer, izolimi në shtëpi ua ka shumëfishuar problematikat atyre. Qeveria në ndihmën e paketës ekonomike të ketë parasysh dhe atë kontingjent që janë jetimë dhe kanë qenë në marrëdhënie pune në të zezë, të përfshihen në paketën ekonomike duke marrë një pagë lufte. Nëse përjashtohen do të sillte situatë të pa parashikuar, ata po përjetojnë situatën tepër të vështirë në këto kushte", tha Çumani.

Çumani u shpreh se aktualisht në të gjitha qendrat rezidenciale shtetërore dhe qendrat jo shtetërore për jetimët janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar riskun e infektimit nga koronavirusi.

"Janë 580 jetimë të regjistruar në qendrat shtetërore dhe rreth 900 fëmijë në qendrat jo qeveritare, për të cilët po tregohet kujdesje maksimale në këtë kohë kritike dhe distancimi social.  Standardet e aplikuara për masat janë njësoj në të gjitha këto qendra", u shpreh Çumani.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?