Rritja e numrit të të prekurve në fasoneritë në Krujë kërkon menjëherë mbylljen e këtyre bizneseve dhe ndihmë nga shteti. Është kjo kërkesa e bërë nda 2 ish-deputet e PD, Albana Vokshi dhe Oriola Pampuri, të ndodhura në një prej fasonerive në këtë qytet. Sipas Vokshit numri i të prekurve mund të jetë shumë herë më i madh se ai i publikuar 24- orët e fundit.
'Jemi në Krujë pasi ajo që po ndodh me fabrikat në Krujë është një panoramë e denoncuar nga PD, prej 5-javësh mbyllja e të gjitha fasonerive jo vetëm në qytetin e Krujës por në të gjithë Shqipërinë. Shifrat e sotme tregojnë se vetëm në 3-ditët e fudnit kemi 40 të infektuar dhe në Laç 27 të infektuar. Nga informacionet që kemi është e qartë se ky nëmër i të prekurve nga fasoneritë mund të jetë shume herë më i madh. Rrethi i Krujës ka 20 fasoneri që vazhdojnë punën dhe janë kthyer në bomba me sahat.
Edi Rama dhe pse i është kërkuar të mbyllë fasoneritë, ka refezuar që ti mbyllë ato. Shëndeti i grave dhe i vajzave duhet të jetë prioritet i qeverisë. Edi Rama duhet të hapë sytë dhe të vendosë për më të mirën e grave. Gratë dhe vajzat nuk janë mish për top që ai t’i përdorë si statistika kur i duhen politikisht. Ato janë nëna fëmijësh që për shkak të vendimeve të gabuara të qeverisë së Edi Ramës, po infektojnë edhe fëmijët e tyre.
Gjendja është e rëndë. Nuk duhet të presim që të hyjnë të gjitha gratë në karantinë që të mbyllen fasoneritë. Vendimi duhet marrë sot. Po sot duhet marrë edhe vendimi për mbështetjen financiare të ketij biznesi. Asgjë nuk i kushton qeverisë të shpëtojë nga rreziku jetën e mbi 70 mijë grave dhe vajzave duke anulluar 3 koncesionet e inceneratorëve. Me paratë e tyre, e përballon fare mirë pagën për keto gra dhe vajza që shkojnë në punë me frikë dhe jetojnë me tmerrin e virusit' përfundoi deklaratën e saj Vokshi.
Për ish-deputeten Oriola Pampuri janë 5000 gra dhe vajza të punësuara, të cilat punojnë në kushte të vështira ku nuk respektohet distancimi social dhe fizik.
'U informuam se gjendja është shumë e rënduar. Ditë më parë unë kam biseduar me disa prej vajzave dhe grave që punojnë në fasoneri. Erinda, njëra prej tyre më tregoi stresin e jashtëzakonshëm dhe presionin e jashtëzakonshëm në të cilin punon. Është e padrejtë që qeveria të vendosë me mijëra gra dhe vajza nën presionin e përballjes me sëmundjen 10 orë në ditë pa pushim. Mund të them se ky është një veprim armiqësor ndaj grave dhe vajzave, pasi me stresin e Erindës punojnë të gjitha gratë në Krujë dhe në çdo fasoneri.
Në fasoneritë shqiptare është e pamundur që të krijohen kushtet e duhura për distancimin social, për shkak të mjediseve të vogla. Jo vetëm në Krujë, por në të gjithë Shqipërinë, situata është e njëjtë. Sado që punëdhënësit përpiqen të krijojnë kushtet, kjo është e pamundur. Vetëm një vendim i qeverisë për mbylljen dhe pagesën e tyre e zgjidh problemin. Të dhënat nxjerrin në pah sesa larg realitetit është qeveria e Edi Ramës dhe sa pak kujdeset ajo për shtresat me të pambrojtura. Duhet theksuar se gratë dhe vajzat në fasoneri punojnë me një pagë minimale. Ato nuk e meritojnë që të diskriminohen nga qeveria.
Pse Edi Eama duhet ta ruajë veten, familjen e tij, gratë e qeverisë së tij, deputetet e tij duke bërë mbledhje online, ndërsa grave dhe vajzave që punojnë në fasoneri u thotë me arrogancë që duhet të shkoni në punë dhe të përballeni me virusin? Në zonën e Krujës janë në punë 20 fasoneri. Të gjitha bomba me sahat. Duhen mbyllur sot. Aty punojnë rreth 5 mijë gra e vajza nga zonat përreth, prandaj virusi është përhapur me shpejtësi edhe në Kurbin. 60 të prekur brenda pak ditësh është katastrofë. Vendimi për mbylljen e tyre duhet marrë sa nuk është vonë. Le të sakrifikojë Rama një vjedhje më pak, një favor më pak për klientët e tij. Gratë, vajzat dhe familjet e tyre nuk duhen lënë në dorë të fatit.'
Më herët dhe kreu i PD Lulzim Basha ka kërkuar mbylljen e fasonerive në vend, ndërsa sot ka patur dhe një rritje të numërit të personave të prekur nga COVID-19 në rrethin e Kurbinit.
Ogerti i PD-se thote mos e zgjat gjendjen e jashtezakonshme se s’eshte nevoja, keto sorrat thone mbyllni fasonerite se jane bomba. Kujt PD-je duhet t’i besojme?
PërgjigjuGruja me fytyr burri të shëmtuar HAJDUTJA e partis kak pd albana vokshi topa gropthi. E indjana pampersi pleqve kan dal për piknik. O kuj e zez me kshu lloi monstrash. Ktë grun me fytyr burri vokshin e njofin të gjith që është hajdute numur 1 te pd kaka. Kurse kjo indjanja është mjeke me prefesjon pse nuk ndihmon popullin kur ka kaq keqardhje po pampersi pleqve do vetëm me lef hum hum hum e do xhepat plot për vete e ndihm popullit i jep llafe pa fund. Pty rac muti njona më pleh se tjetra.
Përgjigju