Italia do të përdorë vaksinën e kompanisë AstraZeneca për njerëzit nën moshën 55 vjeç. Vendimi vjen pas një takim ditën e mërkurën midis qeverisë dhe guvernatorëve rajonalë për të diskutuar udhëzimet e fushatës së vaksinave në vend.
Ata do të fillojnë të administrojnë vaksinën tek mësuesit e shkollës, forcat ushtarake, policisë, personelit të burgjeve dhe të burgosurve.
Njerëzit mbi moshën 55 vjeç, veçanërisht ata mbi 80, do të marrin vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer ose Moderna.
Përpara se të shpërndahen në Itali Vaksinat duhet të aprovohen nga Agjencia Italiane e Barnave Aifa, e cila në një deklarate për shtyp tha se u duhen më shumë të dhëna për vaksinën AstraZeneca.
"Jemi ende në pritje të studimeve të mëtejshme, treguesit lidhur me vaksinën AstraZeneca mbeten referues për popullsinë pa sëmundje të renda midis grupmoshave 18 dhe 55 vjeç. Para se të rekomandojmë vaksinën për ata mbi 55 vjeç, do të presim për prova të tjera mbi raportin përfitim/ rrezik.
Lajmi vjen ndërsa numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në Itali sipas të dhënave zyrtare, ditën e enjte tejkaloi 90,000. Vaksina AstraZeneca u miratua nga agjencia në 30 janar.
Një vendim të ngjashëm kanë zbatuar edhe shtete si Danimarka dhe Norvegjia të cilat kanë theksuar se vaksina ka mungesë të dhënash ndaj nuk mund të përdoret në grupmoshat mbi 55 vjeç.
Edhe shtete të tjera Evropiane si Franca, Gjermania, Austria dhe Suedia e kanë ndaluar përdorimin e vaksinës për moshat mbi 65 vjeç. Ndërsa Zvicra për të gjitha grupmoshat.