Me rritjen e numrit të të infektuarve me COVID, qeveria britanike mund të ashpërsojë masat kufizuese në vend.
Kryeministri Boris Johnson shprehet për BBC se në disa zona të vendit mund të vendosen masa më të rrepta gjatë javëve në vazhdim.
Gjithashtu ai u shpreh se po sheh mundësinë e vijimit të mësimit online duke u shprehur se kjo nuk është diçka që e dëshiron qeveria.
Lideri i partisë së Punës, Sir Keir Starmer ka kërkuar nga qeveria që të merren masa të menjëhershme brenda 24 orëve.
Ai shprehet se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është e pritshme që shkollat të qëndrojnë mbyllur.
Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe u raportuan 54.990 raste të reja me COVID.