Sport

COVID-19/ Kaos për supersfidën e Seria A! Napoli nuk niset drejt Torinos, Juventus mund të marrë 3 pikët në tavolinë (VIDEO)

4 Tetor 2020, 10:22| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 11:42

  • Share

Supersfida e javës së tretë të Seria A mes Juventusit dhe Napolit me shumë mundësi nuk do të luhet. Kjo pasi për shkak të tre rasteve pozitive me koronavirusi rajoni i Kampanjës nuk ka lejuar Napolin të nisej drejt Torinos, diçka të cilët duhet ta bënte që pasditen e së shtunës. Autoriteti lokal shëndetësor thotë se është përgjegjësi e tyre të frenojnë përhapjen e virusit.

Mirëpo kjo është në kundërshtim me protokollin e Seria A, por edhe me rregullat e UEFA-s. Për këtë arsye Lega e Seria A me anë të një njoftimi ka bërë të qartë se ndeshja duhet të luhet rregullisht, duke i dhënë një sinjal në distancë Napolit, që të niset drejt Torinos.

Kjo pasi Lega e Seria A nuk kërkon të rrezikojë që kjo të kthehet në një precedent, pasi në të ardhmen klube të tjera mund të kërkojnë shtyerjen. Një hipotezë e ngritur është se Napoli synon të mos luajë për shkak se nuk ka Insigne-n, ndërsa Zielinski dhe Elmas mungojnë për shkak të COVID-it.

Nga ana tjetër Juventusi, edhe pse ka njoftuar për dy raste pozitive të personave që punojnë në administratë, ka dalë me njoftim zyrtar ku thotë se sonte në orën 20:45 do të zbresë në fushë. Gjasat janë që kampionët e Italisë këtë ndeshje ta fitojnë 3-0 në tavolinë, për mos paraqitje të Napolit.

Ne.k./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?