Bota

COVID-19, Kina miraton përdorimin e vaksinës “Sinovac” për fëmijët dhe adoleshentët

5 Qershor 2021, 15:44| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 15:47

  • Share

Kina ka aprovuar për përdorimin emergjent të vaksinës të Sinovac Biotech (SVA.O) për fëmijët  dhe adoleshentët e moshës nga 3 deri në 17 vjeç, duke u bërë kështu i pari vend në botë që lejon përdorimin e vaksinës për fëmijët nën moshën 12 vjeçare.

Megjithatë Vaksina e Sinovac do t'u ofrohet grupeve më të reja në varësi të rekomandimeve të autoriteteve shtetërore. Të miturit kanë përparësi më të ulët për vaksinimin kundër koronavirusit krahasuar me të moshuarit, të cilët përballen me rrezik më të lartë të simptomave të rënda pas infektimit.

Rezultatet paraprake nga provat klinike të Fazës I dhe II treguan se vaksina mund të shkaktojë përgjigje imune në fëmijët dhe adoleshentët nga tre deri në 17 vjeç dhe efektet anësore ishin më të lehta.

Sinovac ka përfunduar një provë klinike të Fazës II, ku pjesëmarrësve iu është injektuar një dozë e tretë përforcuese pasi kanë përfunduar dy doza.

Pjesëmarrësit patën deri në 10 herë rritje në nivelet e antitrupave krahasuar me nivelet e mëparshme në një javë, dhe 20 herë në gjysmë muaji, deklaruan zyrtarët e kompanisë.

Vaksina e Sinovac përdoret në pothuajse 60 vende, mes tyre edhe në Shqipëri dhe ka demostruar një shkallë të lartë efektiviteti në luftimin e COVID-19. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?