Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

COVID-19/ Kosova miraton vaksinën Pfizer për fëmijët 12-15 vjeç

2 Nëntor 2021, 17:22| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 17:24

  • Share

KOSOVË- Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka miratuar vaksinimin e fëmijëve me Pfizer nga mosha 12 deri në 15 vjeç. Të gjithë fëmijët mund ta marrin vaksinën në çdo pikë vaksinimi, por kjo do të bëhet vetëm me dëshirën e prindit.  

“Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe efikasitet të lartë të kësaj vaksine edhe tek fëmijët, duke i mbrojtur ata nga të gjitha variantet e SARS-COV-2, përderisa efektet e mundshme anësore janë të papërfillshme në raport me përfitimet nga vaksinimi”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë që në Kosovë ishte miratuar vaksinimi i të gjithë qytetarëve nga 16 vjeç e sipër. Ndërkohë që për fëmijët e moshës 12 -15 vjeç vaksina ishte miratuar vetëm për ata që kishin sëmundje shoqëruese, por Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme i hapi rrugën vaksinimit të kësaj grupmoshe edhe nëse nuk kanë sëmundje shoqëruese.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?