COVID-19 lë jashtë Europës Partizanin: Nëse kampionati ndërpritet, pranojmë verdiktet si e gjithë bota

2 Maj 2020, 14:15| Përditesimi: 2 Maj 2020, 14:57

  • Share

Sot futbolli shqiptar duhet të kishte hedhur hapin e parë drejt rinisjes për shkak të ndërprerjes nga koronavirusi, por qeveria edhe pse jo zyrtarisht nuk e konfirmoi nisjen e stërvitjes me dy maj, duke hedhur poshtë kërkesën e bërë pak ditë më parë nga FSHF. Si rrjedhojë presidenti i federatës Armando Duka në një dalje publike deklaroi se në rast se situata do të vijojë kështu do të marrë në konsideratë rastin e Francës, ku renditja para ndërprerjes u shpall tebela përfundimtare e sezonit.

Si rrjedhojë në Shqipëri dhe konkretisht në Superligë Tirana do të shpallet kampione, ndërsa Partizani që është fituesi në fuqi, sezonin e ardhshëm nuk do mund të marrë pjesë në kupat e Europës, pasi pozicionohet në vendin e gjashtë edhe pse me shumë pak pikë diferencë me skuadrat e tjera që shkojnë në Europë.

Të pyetur nga 'Report TV' nëse do ta pranojnë këtë verdikt, zyrtarë të klubit kampion në fuqi thonë se 'për momentin nuk mund të shprehen me siguri, derisa të dalë një vendim zyrtar, por shtojnë se Partizani nuk do të bëjë përjashtim nga rastet e ngjashme në Europë, duke lënë të kuptohet se nuk do të ankimojnë'.

Ndërkohë në rast të ndërprerjes përfundimtare klubet që do shkojnë në Europë janë Kukësi, Laçi dhe Teuta, pasi Skënderbeu është i dënuar. Nuk dihet me siguri se çfarë do të ndodhë me vendet e fundit, por gjasat janë që Luftëtari dhe Flamurtari të zbresin nga kategoria, ndërsa do të ngjiten Kastrioti me Pogradecin.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?