Malësia e Madhe është një prej zonave ku fatmirësisht nuk ka të regjistruar persona të prekur me koronavirus. Gjatë një interviste për Report Tv me gazetarin, kreu i Bashkisë Tonin Marinaj, u shpreh se kjo situatë ka ardhur si shkak i respektimit të udhëzimeve të kërkuara nga qeveria. Më tej, ai ka deklauar se kjo zonë kishte disa pacientë të dyshuar, por që pas bërjes së tamponëve kanë rezultuar negativë.
Z.Marinaj, nuk e di si do ta quanit ju një fat që Malësia e Madhe një zonë me një territor aq të gjerë me 3 pika kufitare, nuk ka të prekur nga Covid-19, apo masave të marra?
Masat e ndërrmarra nag qeveria dhe zbatueshmëria nga ana e qytetarëve, kanë dhënë këtë rezultat. Dhe pse kemi qenë afër dy vatrave pak a shumë të infektume si Tuzi dhe Shkodra, ne ndodhemi në këtë pozicion shumë të kënaqshëm për banorët. Asnjë i prekur, kemi patur raste të dyshuara janë marra tampone dhe kanë rezultuar negativ, nuk kemi asnjë rast të prekur me covid-19. Normalisht janë marrë masat e duhura, dezinfektim në qytet, janë zbatuar të gjitha vendimet e qeverisë në këtë bashki dhe strukutrat kaqë qenë pranë popullatës.
Marinaj çfarë po bëni për t'ju ardhur në ndihmë pensionistëve në zonat e thella malore?
Normal që bashkia ka marrë masa, qeveria ka qenë shumë konkrete. Të gjithë shtresave në nevojë, ata kanë marrë dyfishimin e pagës. Donatorë të ndryshëm kanë ofruar ndihma ushqimore, bashkia ka harxhuar dhe para nga fondi i emergjencës, njëkohësisht kemi patur ndihma nga Ministria e Mbrojtjes. Të gjitha shtresat që kanë qenë në nevojë nuk i mungon ushqimi dhe ne i jemi gjendur afër. .
Banorët i respektojnë masat, ka ndërgjegjësim?
Në Malësinë e Madhe di të them se penalizimi nga policia ka qenë miniamal. Di të them se malësorët në radhë të parë duan veten e tyre por duan dhe të tjerët, kanë qenë të kujdesshëm dhe falë respektimit të masave nuk ka banorë të prekur.
Për ata që ju akuzojnë se nuk bashkia nuk ka patur kohë të shkojë te ata për ti ndihmuar?
Unë falenderoj malësorët dhe të kenë shëndet dhe mbarësi në familje, të respektojnë masat e kërkuara nga qeveria. Ju bëj thirrje qytetarëve që të ndjekin me kujdes të gjitha udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.