Ministrja Manastirliu

COVID-19, Manastirliu: Linjë e gjelbër telefonike falas për këshilla për qytetarët

19 Mars 2020, 16:28| Përditesimi: 19 Mars 2020, 16:32

  • Share

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka vendosur në dispozicion të qytetarëve linjën e re këshilluese.

Në Linjën e Gjelbër falas qytetarët mund të pyesin kur kanë paqartësi në lidhje me situatën.

Ministrja Manastirliu ka postuar në faqen e saj numrin e linjës, 0800 40 40 falas për t’ju përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me COVID-19.

Kurse urgjencat për sëmundjet, përfshi edhe COVID-19 do të vijojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127!

Linja 0800 40 40 do të jetë në dispozicion të qytetarëve që duan të dinë se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim, si të lidhen me mjekun e familjes, por edhe për këshilla se si duhet të sillemi gjatë periudhës së qarkullimit të COVID-19.

0800 40 40 do të jetë linjë e dedikuar këshilluese ndërsa numri unik 127 i urgjencës kombëtare do të shërbejë për urgjencat, edhe për ato që lidhen me COVID-19.

Postimi i ministres

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?