Covid-19/ Maska e detyrueshme po apo jo? Europa edhe njëherë e fragmentizuar

16 Korrik 2020, 11:51| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 11:53

  • Share

Diskutimet rreth asaj se kur, ku dhe pse duhet të mbajmë maskë vazhdojnë ta mbajnë të ndarë Evropën dhe tregojnë se qasja ndaj menaxhimit të pandemisë së koronavirusit është e pashmangshme e fragmentuar.

Më 14 korrik, Presidenti francez Macron njoftoi se do të prezantojë një plan-detyrim për mbajtjen e maskës në vende publike duke filluar nga gushti. Por në muajin mars Jérôme Salomon, drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë, deklaroi se - duke pasur parasysh mungesën e stoqeve, maska ishte "një burim i çmuar për punonjësit e shëndetit, por krejtësisht i padobishëm për këdo në rrugë".

Muajin e kaluar, OBSH bëri një kthesë spektakolare  duke i ftuar njerëzit të mbajnë maska ​​në vendet publike, ku distancimi social nuk mund të respektohet, në mënyrë që të zvogëlohet përhapja e pandemisë.
Më parë, nga Organizata kishin argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme shkencore për të mbështetur përdorimin e maskave nga njerëz të shëndetshëm.

Secili shtet në kontinentin Evropian duket se ka një politikë të ndryshme për përdorimin e maskave, si dhe për distancimin shoqëror, izolimin dhe masat e tjera parandaluese.

Në Republikën Ceke, Sllovaki dhe Bosnje Hercegovinë që në fillim të emergjencës shëndetësore u bë e detyrueshme mbajtja e maskave.

Në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria fillimisht u kërkoi britanikëve të mos mbanin maska ​​për ti garantuar ato vetëm për punonjës të shëndetësisë.

Veriu dhe Jugu i Europës

Qëndrimi i qytetarëve gjithashtu ka ndryshuar me kalimin e kohës por duket se ka një hendek të qartë midis veriut dhe jugut të Europës jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe kur bëhet fjalë për gatishmërinë për të mbajtur maskën në publik.

YouGov dhe Institute of Global Health Innovation (IGHI) i Imperial College London po grumbullojnë të dhëna për sjelljet dhe qëndrimet ndaj Covid-19 në 29 vende, duke intervistuar rreth 21 mijë njerëz çdo javë.

Sipas rezultateve paraprake të studimit, qytetarët e vendeve nordike - përfshirë Finlandën, Suedinë dhe Danimarkën - thanë se ata ishin më pak të gatshëm të mbanin maskë në publik, dhe mendimi i tyre ka mbetur pothuajse i pandryshuar me kalimin e kohës.

Në disa vende të Evropës perëndimore, në fillimet e pandemisë në Francë, Gjermani, Spanjë dhe Itali - njerëzit ishin më shumë të prirur ta mbajnin maskën në vendet publike, por evolucioni i situatës ka ndryshuar në mënyrë progresive mendjen e tyre.

Në disa raste, si në Itali dhe Spanjë, numri i njerëzve që thanë se mbanin maska ​​në publik ishte mbi 80% javën e kaluar, ndërsa në vendet Nordike përgjigjet më të fundit të sondazhit treguan se vetëm 10% e njerëzve mbanin maskë kurse në mbreterinë e Bashkuar rreth 40%. Kjo është përkundër faktit se vendi ka pësuar .......vdekje.

Republika Ceke dhe Sllovakia ishin vendet e para evropiane që e bënë përdorimin e maskave të detyrueshme në supermarkete, farmaci dhe transport publik, përkatësisht më 18 dhe 25 mars kurse Bosnja dhe Hercegovina  më 29 mars, ndoqi shembullin e tyre.

Që atëherë, autoritetet e tjera publike në të gjithë Evropën kanë vendosur rregulla të ndryshme, me shkallë të ndryshme  ashpërsie dhe detyrimi. Në Austri edhe kancelari Sebastian Kurz vendosi masën e mbajtjes së maskave me detyrim në të gjitha hapësirat publike.

Masat e ngjashme janë futur në Poloni, por ato janë liruar në fund të majit ku sipas autoriteteve: nuk ka më nevojë të mbahet maska nëse ruhet një distancë sigurie prej dy metrash midis njerëzve.

Maska është e detyrueshme për transportin publik edhe në Angli, Skoci dhe Irlandë Veriore dhe mbulimi i fytyrës do të jetë i detyrueshëm në supermarketet britanike duke filluar nga 24 korriku.

Në Spanjë autoritetet kanë bërë përdorimin e maskave të detyrueshme për të gjithë spanjollët mbi moshën gjashtë vjeç në hapësirat publike, brenda dhe jashtë, kur është e pamundur të mbahet një distancë minimale prej dy metrash.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?