COVID19/ Mbi 2 milion e 300 mijë vaksinime janë kryer kundër virusit në Shqipëri që prej filllimit të pandemisë

28 Dhjetor 2021, 00:13| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 00:15

  • Share

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije nëpërmjet një postimi në Facebook numrin e të vaksinuarve për ditën e sotme dhe numrin total të të vaksinuarve që prej fillimit të pandemisë.

Ditën e sotme ka patur 7,399 vaksinime, ndërsa sa i përket situatës në 24 orët e fundit 168 janë të infektuar, 7 humbje jete dhe 131 të shëruar. Numri i të vaksinuarve që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 2 307 227 qytetarë.

“7 399 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës Shqipëria Buzëqesh janë kryer 2 307 227 vaksinime”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 28/12/2021 07:42

    Shifra fake. Ne jemi nder popujt më no vax qe kam pare. Besoj numri i referohet green pass-ve te blera ne e-albania se numrit te vaksinave kurrsesi. Nje pjese e mire e personave qe njoh as nuk behet fjale te jene vaksinuar dhe jane te gjithe te pajisur me green pass..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?