Aktualisht në të gjithë botën janë shënuar plotë 68.082.197 raste me COVID-19.
Sipas worldometer betejën me virusin fatal fatkeqësisht e kanë humbur 1.553.717 persona, shifër e cila pëson rritje çdo ditë.
Lajm të mirë përbejnë shërimet të cilat deri më sot kanë arritur të jenë 47.157.519 në të gjithë botën.
Shtetet të cilat kryesojnë listën e “zezë” me numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga COVID-19 janë Amerika, India, Brazili, Rusia, Franca e Italia, shtetet që kanë pësuar dhe goditjet më të forta si pasojë e pandemisë.
Qeveritë e shteteve ndërmarrin herë pas here masa të reja për parandalimin dhe eliminimin e koronavirusit por duket sikur kjo luftë mbetet ende e vështir për tu fituar.