COVID-19 mbyll hotelet ‘VIP’ në Tiranë, anulohen rezervimet dhe kontratat

23 Mars 2020, 15:34| Përditesimi: 23 Mars 2020, 17:52

  • Share

Për herë të parë në historinë e tij që nga ndërtimi në vitin 1979 një nga hotelet simbol në vendin tonë “Hotel Tirana” është i mbyllur. I ndërtuar gjatë kohës së socializmit “Hotel Tirana” ka pritur me mijëra delegacione dhe turistë të huaj, dhe sot është i mbyllur, për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ashtu si edhe shumë hotele të tjera të Tiranës. Sipas informacioneve të marra shumica e rezervimeve janë të anuluara, dhe jo vetëm të këtij muaji por edhe të muajve në vijim.

Kjo është edhe situata në Maritim Hotel Plaza Tirana, ku asnjë aktivitet nuk zhvillohet në ambientet e hotelit, por të vetmit klientë janë të huajit rezident. Me të njëjtën panorama përballesh edhe në hotelet e tjera si Mak Albania, Hotel Rogner, Xheko Imperial, Sky Tower, Hotel Hilton apo edhe Hotel Mondial, ku të vetmit persona që mund të takosh në ambientet e brendshme të këtyre bizneseve të mëdha janë stafi i reduktuar i punonjësve. Në këtë mënyrë  COVID-19 ka prekur një nga industritë më fitimprurëse të vendit, atë të hoteleri-turizmit, ku tashmë numërohen me qindra kontrata të mbyllura dhe anulime rezervimesh. Zak Topuzi ekspert i turizmit njëkohësisht edhe pronar i Hotel Mondial shprehet se i gjithë sektori është në kolaps. Sipas tij ky sezon veror është i dështuar.

Nuk ka asnjë mundësi qarkullimi pothuajse të gjitha prenotimet, rezervimet dhe kontratat janë mbyllur dhe e gjithë industria është jashtë funksionit. Skenari më i errët është ky, industria turistike të ardhurat kryesore i ka nga turizmi i rërës dhe i detit dhe duke qenë se kontratat janë anuluar pothuajse është i dështuar për këtë vit. Një pjesë e agjencive kanë marrë edhe paradhënie për kontratat kështu që janë të detyruar që përveçse të mos punojnë duhet të kthejnë mbrapsht të ardhurat”, shprehet Topuzi. Edhe pse ende nuk mund të flasim me shifra zyrtare, të paktën sipas ekspertëve dëmi ditor që i shkaktohet vendit nga kjo situatë arrin mbi 25 milionë euro dita.

Komento

Komente

  • Klient biznes: 23/03/2020 17:21

    Sinqerisht te vjen keq , por jo per te gjithe. Ka hotel si Plaza qe pergjon takimet per ceshtje biznesi jo vetem me kamera, por dhe ne wc te pergjojne cdo bisede telefonike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?