Me iniciativë të Ministrisë së Financave, Këshilli i Investimeve po zhvillon një anketë tek biznesi për të parë se sa ka ndikuar COVID-19, në ecurinë e tyre ekonomike. Report TV ka siguruar anketën me rezultatet paraprake pasi ajo përfundon më 19 prill, ku vihet re se 50% e bizneseve kanë mbyllur totalisht aktivitetin e tyre, 42.5% e bizneseve të anketuar kanë mbyllur pjesërisht biznesin dhe 7.5% thonë se vijojnë aktivitetin.
Si e vlerësoni ndikimin e COVID-19 në aktivitetin tuaj?
Kësaj pyetje 73% e bizneseve janë përgjigjur se do të ketë një ndikim shumë negativ në aktivitetin e tyre edhe 69% e eksportuesve mendojnë se impakti do të jetë shumë negativ në aktivitetin e tyre. Vetëm 1% e të anketuarve mendon se COVID19 nuk do të ketë asnjë ndikim në aktivitetin e vet, të cilët kanë aktivitet të Shërbimit Ushqimor.
Po ashtu rreth 83% e bizneseve të anketuar presin ulje më shumë se 20% të të ardhurave vjetore dhe vetëm 2% e tyre mendojnë se COVID19 nuk do të ndikojë të ardhurat vjetore.
(Kliko këtu për të lexuar anketen e plote te Keshillit te Investimeve)