COVID-19/ Mjeku Kapxhiu: Situata në Itali e vështirë, rritja e rasteve shkak të lirimit të masave ! Studentja e mjekësisë në Gjermani: Nga e hëna aplikohet përforcimi i masave

29 Tetor 2020, 18:54| Përditesimi: 29 Tetor 2020, 19:04

  • Share

Situata e COVID-19 në Itali është shumë e vështirë. Kështu u shpreh gjatë një lidhje live për Report Tv, mjeku shqiptar në spitalin San Donato në Arezzo, Genc Kapxhiu. Sipas tij shkak i rritjes së numrit të të infektuarve është lirimi i masave anti-COVID gjatë muajve të verës. Teksa bën thirrje për respektimin e masave si mbajtja e maskave, dezinfektimi, distancimi social dhe shmangia e vendeve të mbyllura, pasi sipas tij është i vetmi vend që një person pozitiv, mund të infektoje 15 të tjerë.

Ndër të tjera, Kapxhiu theksoi se urdhrat dhe kurat për koronavirusin duhet të jepen vetëm nga Ministria e Shëndetësisë, pasi krijohet konfuzion në popullatë.

“Jam në shërbim në urgjencë dhe për momentin situata është shumë e vështirë. Në këto momente kemi humbur kontrollin mbi virusin, pasi masat që kemi marrë nuk ishin të mjaftueshme. Edhe në zonën time, fatkeqësisht kemi një numër të lartë të shtruarish. Nuk kemi më vende. Në spital kemi të shtruar nga të gjitha moshat. Nga 30- vjeç deri në 80-vjeç. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë. Shpresojmë që situatat në vijim të jenë më të rrepta. 3 muajt e verës e kanë sjellë Italinë në këtë situatë. Tamponët që po bëhen tani duhet të ishin bërë në korrik dhe gusht. Të rinjtë e kalojnë më lehtë. Problemi është tek moshat mbi 60 vjeç. Po ti vësh re të gjitha klasat kanë dalë pozitive. Shkollat. Qeveria duhet të kishte marrë masa për shkollat. Nuk duhet të kishte filluar. Edhe hapja e diskotekave dhe lokaleve. Jemi në një moment që të gjithë pacientët që hyjnë në spital i konsiderojmë pozitiv. Gabimet janë si nga ana e qytetarëve që nuk respektojnë rregullat, por edhe të qeverisë. Lirimi i kushteve në maj nuk bëri asgjë tjetër, veçse solli këtë situatë që jemi tani. Ne akoma kemi 12 shtretër të lirë. Nuk hapet pavijoni i ri pa u mbush 12 shtretërit. Hapja e pavijoneve të reja kërkon personel të ri etj. Objektivui kryesor është të izolojmë rastet pozitive.  Masat kryesore të virusit janë dezinfektimi, distanicimi social, maskat dhe shmangia e vendeve të mbyllura. Është i vetmi vend që një person pozitiv, infekton 15 të tjerë. Restorantet janë të rrezikshme nëse nuk ka ventilim dhe numri njerëzve është më i madh se sa lejohet. Virusi është njëlloj si më parë. U treguam më të rreptë më parë. Kërkimi i personave asimptomatik. Ishte gjëja kryesore që bëmë. 3 muaj e harruam këtë gjë. Tani si kemi filluar të bëjmë tamponëve kemi filluar izolimin por jemi mbrapa 2 muaj. Në gusht dhe shtator duhet të behej izolim i të rinjve. Shpresojmë që ta bëjmë tani mbylljen brenda 3 javëve.  Në Shqipëri më pëlqen diçka. Kur kryeministri vendos një rregull zbatohet. Edukimi i popullsisë nuk është në nivelin e duhur. Rëndësi ka që Ministri i Shëndetësisë duhet të jetë i vetmi që të japë urdhra, kura. Nuk duhet të lejojë asnjë njeri tjetër të flasë sepse krijohet konfuzion tek popullsia. Brenda 3 javësh duhet të izolojmë çdo persona asimptomatikë pasi numri i kontakteve bën të shtohet jashtë mase. 207  të vdekur kemi dje. Mosha mesatare e të vdekurve është 75. Nuk ka të rinj në këto raste. Trajtimi që bëjmë ne është trajtim simptomatik . Nëse i sëmuri ka temperaturë përdorim 2 paracetamol 1000 miligram. Nëse nuk zbret temperature fillojmë terapinë me kortizonë. Nëse nuk ka reagim, pacienti çohet në terapi intensive, intubohet. Kremi edhe eksperimentime me plazmën e pacientëve të shëruar që kanë antikorpe. Të gjithë personat e shëruar duhet të dhurojnë plazëm. Është arma e fundit që kemi në pritje të vaksinës”, tha mjeku shqiptar në spitalin San Donato në Arezzo, Itali, Genc Kapxhiu.

Edhe në Gjermani numri i të infektuarve me koronavirus po rritet çdo ditë edhe më shumë.  Sipas studentes së mjeksisë Suzana Kurtallari, pavarësisht pakënaqësive, që nga e hëna masat anti-COVID do të jenë më të rrepta, teksa në biznese nuk do të lejohet më shumë se një person për 10 m2.

“Numri po rritet çdo ditë. Dje Markel pati një takim dhe u vendosën masat e reja. Që nga e hëna nuk do të lejohen të takohen më shumë se 2 familje. Çdo gjë që ka lidhje me kohën e lirë, bare, sport nuk do të aplikohet. Dyqanet do jenë të hapura, por me një numër të kufizuar klientësh. 1 klient për 10 m2. Udhëtimet nuk do ndalohen. Të flesh në hotele është e ndaluar.  Shkollat dhe kopshtet nuk do të mbyllen, por universitetet do vijojnë mësimin online. Me kufizimet njerëzit nuk janë të kënaqur. Shumë protesta janë zhvilluar kohët e fundit në Berlin, ku numri it ë prekurve është më i lartë. Nuk kam shumë kontakt me shqiptar në Gjermani, por me kontaktet që kam virusi është gjithmonë dhe më afër nesh. Në fundjavë takova një shoqen time dhe dje më shkrujati se kolegu i vet është i prekur dhe ajo është në karantinë. Edhe unë kam kujdes. Po pres deri sa ajo të marrë përgjigjen”, tha studentja e mjekësisë në Gjermani, Suzana Kurtallari.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?