COVID19/ Manastirliu publikon videon e doktorit, Tritan Kalo: Maska nuk duhet të mbulojë vetëm mjekrën, por hundën dhe gojën

19 Tetor 2020, 12:45| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 13:02

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar videon e doktorit të njohur Prof. Tritan Kalo, i cili shpjegon vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse edhe në ambientet publike.

Sipas doktorit, një nga mënyrat për pakësuar rrezikun e infeksionit është mbajtja e një maske ose e një mbulesë për hundën dhe gojën. Kalo këshillon që maska nuk duhet të mbulojë vetëm mjekrën por dy vrimat hyrëse të ajrit, siç është hunda dhe goja.

Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e depërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë doktor Tritan Kalo.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?