GREQI- Vazhdojnë të qëndrojnë stratosferike shifrat e rasteve të reja me COVID-19 në Greqi, duke shënuar 1.251 të infektuar dhe 89 viktima në 24 orët e fundit.
Numri total i infektimeve në vend që nga fillimi i pandemisë është 116721, ndërkohë numri i total i viktima ka shkuar 3.092.
Qeveria greke jo më larg se sot ka njoftuar se masat izoluese në vend do të zgjaten deri më datë 7 janar. Kjo me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll pasi rastet me COVID-19 vetëm po rriten.
Komento