Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Greqi, 30 humbje jete dhe 1.358 raste të reja në 24 orët e fundit, shumica e pacientëve të shtruar në spital të pavaksinuar

10 Tetor 2021, 17:38| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 17:39

  • Share

GREQI - Në një kohë kur vend po “lufton” me pandeminë dhe një rritje drastike të rasteve pas shfaqjes së variantit delta, në Greqi janë regjistruar 30 humbje jete dhe 1.358 raste të reja në 24 orët e fundit.  

Aktualisht në spital janë të shtruar 333 pacientë prej të cilëve 289 janë të pavaksinuar kundër virusit.

Duke e krahasuar me ditën e djeshme, si numri i infektimeve ashtu edhe i viktimave ishte më i lartë.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 676.799, ndërkohë që ai i viktimave është 15.135 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?