Foto ilustruese

COVID-19 në Greqi/ 516 raste të reja dhe 27 viktima në 24 orët e fundit

20 Janar 2021, 17:13| Përditesimi: 20 Janar 2021, 17:15

  • Share

GREQI- Në Greqi gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 516 persona  dhe janë regjistruar 27 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe ai i viktimave ka pësuar një rënie, pasi dje u regjistruan 566 raste pozitive dhe 30 persona humbën jetën si pasojë e virusit.

Numri total i infektimeve ka shkuar 149973, ndërkohë që ai i viktimave është 5545 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.

Pasi Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar përdorimin e vaksinës anti-COVID, Moderna në Greqi më datë 13 janar kanë mbërritur 8 mijë doza të kësaj vaksine dhe pritet të vijnë të tjera.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?