Foto ilustruese

COVID-19 në Greqi/ 928 raste të reja dhe 40 viktima në 24 orët e fundit

5 Janar 2021, 17:04| Përditesimi: 5 Janar 2021, 17:08

  • Share

GREQI- Gjatë 24 orët e fundit në Greqi, janë regjistruar 928 raste pozitive me koronavirus dhe kanë humbur jetën 40.

Numri i pacientëve të cilët janë nën përkujdesin intensiv spitalor është 405.

Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 141453, ndërkohë që numri i viktimave është 5051, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Në përpjekje për të vënë nën kontroll valën e re të infeksioneve qeveria Greke ashpërsoi masat anti-covid. Zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në një konferencë për mediat më datë 2 janar theksoi se situata epidemiologjike në vend është përmirësuar ndjeshëm, megjithatë rastet e reja ende mbesin në nivele të larta.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?