Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë/ 199 raste pozitive dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

5 Janar 2021, 15:20| Përditesimi: 5 Janar 2021, 15:24

  • Share

KOSOVA- Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 199 persona, ndërkohë që janë regjistruar 4 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve në vend është rritur pasi janë regjistruar 169, ndërkohë që numri i viktimave ka rënë pasi dje ishin 7.

Numri i pacientëve të shëruar gjatë 24 orët e fundit është 430.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 52,333, ndërkohë që numri i viktimave në total është 1,355, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Situata epidemiologjikë në Kosovë, paraqitet e mirë pasi ka arritur te ketë një nivel, të qëndrueshëm të infektimeve dhe viktimave në vend.

Ditën e sotme ministri i shëndetësisë Armend Zemaj dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID dhe se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Megjithatë ende nuk dihet data se kur do të mbërrijnë ato në vend apo se kur do të nis vaksinimi masiv i popullatës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?