KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 206 persona, ndërkohë kanë humbur jetën 6.
Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë pasi dje ishin 253 raste, ndërkohë që numri i viktimave ka pësuar një rritje pasi dje ishin 2 personat që humbën jetën si pasojë e COVID-19.
Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është 389, për 24 orët e fundit.
Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Podujevë 18 raste, Mitrovicë 17 raste, Lipjan 15 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 11 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Drenas 6 raste, Gjilan 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 4 raste, Suharekë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Shtime 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Prizren dhe Viti.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (71, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Prizren 1 rast (73 vjeç).
Numri total i infektimeve ka shkuar 53.982, ndërkohë që numri i viktimave është 1.383 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshire edhe përditësimet e fundit.
Situata epidemiologjikë në Kosovë, paraqitet e mirë pasi ka arritur te ketë një nivel, të qëndrueshëm të infektimeve dhe viktimave në vend.
Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID dhe se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.
Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë qytetarë ne ditë.