Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë/ 234 raste të reja dhe 7 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit

30 Dhjetor 2020, 15:19| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 15:23

  • Share

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 234 raste pozitive me COVID-19 dhe 7 viktima.

Numri i rasteve pozitive me koronavirus në raport me ditën e djeshme është më i lartë pasi dje janë regjistruar 109, ndërkohë gjatë 24 orët e fundit është shënuar 2 viktima më pak pasi dje ishin 9.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar është 564, një shifër e cila kalon atë të infektimeve.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë raportuar në komunat: Prishtinë 88 raste, Gjakovë 17 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Skenderaj 7 raste, Prizren 6 raste, Vushtrri 6 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Rahovec 4 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe nga një rast komunat Deçan, Drenas, Junik 1 dhe Obiliq.

Numri total i infektimeve ka arritur 51.144, ndërkohë që numri i viktimave është 1.332 që nga fillimi i pandemisë në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Qeveria kosovare në kuadër të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, me qëllim shmangien e një vale të tretë të koronavirusit.

Situata epidemiologjikë në Kosovë, paraqitet e mirë pasi ka arritur te ketë një nivel, të qëndrueshëm të infektimeve dhe viktimave në vend.

Ndërkohë që vaksinimi në pjesën më të madhe të vendeve në botë ka nisur, në Kosovë pritet vaksina pas prillit siç ka konfirmuar edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?