Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë/ 284 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

5 Shkurt 2021, 15:24| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 15:26

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 284 persona dhe janë raportuar 5 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është ulur, pasi dje janë regjistruar 318 raste pozitive me virusin, ndërkohë numri i viktimave është i njëjti.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është 224 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 61.688, ndërkohë që ai i viktimave është 1.519  në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Ditët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?