Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë, 296 raste të reja dhe 5 viktima janë shënuar gjatë 24 orët e fundit

16 Dhjetor 2020, 15:28| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 15:29

  • Share

KOSOVA- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 296 raste pozitive me COVID-19 dhe kanë humbur fatkeqësisht jetën 5 persona.

Përsëri numri i pacientëve të shëruar është më i lartë se infektimet në vend, ndërkohë që numri i viktimave ka pësuar një ulje të madhe në krahasim me ditën e djeshme ku u regjistruar 17.

Në total rastet pozitive me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka shkuar 47.499 dhe numri i viktimave 1.225, duke përfshirë edhe përditësimet e sotme.

Qytetet të cilat regjistruan numrin më të lartë sot të infektimeve janë Prishtina, e cila konsiderohet prej kohësh një vatër infeksioni, Podujeva, Fushë-Kosova dhe Gjakova.

Kosova nuk do të ndërmarri masa të reja parandaluese anti-COVID, por do të mbajë në fuqi masat që janë në nëntor të këtijë viti, pasi duket sikur shtrëngimi i tyre aktualisht është iu panevojshëm.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?