Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë/ 309 raste dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

8 Janar 2021, 15:15| Përditesimi: 8 Janar 2021, 15:21

  • Share

KOSOVA- Në Kosovë, gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 321 persona, ndërkohë kanë humbur jetën 5 qytetarë.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur pak, pasi dje ishin 309 rastet me koronavirus, ndërkohë gjatë 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë më pak, pasi dje ishin 5.

Pacientët të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19, gjatë ditës së fundit janë 564.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 34 raste, Pejë 22 raste, Gjilan 18 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Vushtrri 17 raste, Mitrovicë 14 raste, Podujevë 14 raste, Deçan 11 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Skenderaj 10 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Gjakovë 3 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kllokot 2 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë dhe Novobërdë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve të infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 53,264, ndërkohë numri i viktimave ka shkruar 1,368 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Situata epidemiologjikë në Kosovë, paraqitet e mirë pasi ka arritur te ketë një nivel, të qëndrueshëm të infektimeve dhe viktimave në vend.

Dy ditë më parë, ministri i shëndetësisë Armend Zemaj dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID  dhe se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë ditën e djeshme, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë qytetarëve në ditë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?