Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë/ 318 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

4 Shkurt 2021, 15:10| Përditesimi: 4 Shkurt 2021, 15:13

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 318 persona dhe janë regjistruara 5 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka rënë, ndërkohë që ai i viktimave është rritur. Dje janë raportuar 341 raste të reja dhe 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 214 në 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Prizren 38 raste, Gjakovë 23 raste, Pejë 17 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Podujevë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 6 raste, Obiliq 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Malishevë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar, ndërkohë që ai i viktimave është në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se vaksinat kundër koronavirusit do të arrijnë në Kosovë gjatë këtij muaji. Ai siguroi se procesi i përgatitjes për ardhje të vaksinave ka përfunduar, që nënkupton planin e imunizimit dhe sigurimin e zinxhirit të ftohjes.

Ditët e fundit në Kosovë është ngritur alarmi pasi në vend janë regjistruar 3 rastet e para pozitive me variantin britanik të COVID-19.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?