Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë, 345 raste të reja dhe 8 viktima janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit

19 Dhjetor 2020, 15:17| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 15:24

  • Share

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 345 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 8 viktima.

Ditën e sotme është vënë re një ulje e lehtë si në rastet e reja ashtu edhe në numrin e viktimave.

Ndërkohë numri i pacientëve të shëruar është më i lartë se ai i infektimeve, 436 gjë që përbënë një lajm tepër shpresëdhënës.

Numri total i rasteve me koronavirus ka shkuar 48.682 ndërkohë numri I viktimave 1.248, në të gjithë vendin që nga fillimi I pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e sotme të dala nga  IKShPK-ja.

Ditën e sotme qytetet "vatra infeksioni" janë  Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Ferizaj dhe Prizreni.

Masat anti-COVID në Kosovë nuk kanë ndryshuar që prej ditën 11 nëntor pasi ato kanë qenë rezultative, por kryeministri vendit Avdulla Hoti ditën e sotme ka publikuar një listë me masa që kërkon të hynë në fuqi menjëherë. Megjithatë ende nuk janë aprovuar zyrtarisht. 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?