Foto ilustruese

COVID-19 në Kosovë/ 468 raste të reja dhe 19 humbje jete! Peja dhe Prizreni regjistron numrin më të lartë të viktimave në 24 orë

6 Dhjetor 2020, 15:11| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 15:25

  • Share

KOSOVË- 19 viktima dhe 468 raste të reja kanë rezultuar me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Një shifër e tillë vjen si rezultat i 1314 testimeve të kryera. Peja dhe Prizreni kanë regjistruar numrin më të lartë të viktimave, për t'u ndjekur nga Prishtina.

"Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 19 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (85, 74, 52 vjeç), Prizren 3 raste (91, 76, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (87, 65 vjeç), Ferizaj 2 rast (79, 78 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Gjilan 2 rast (78, 70 vjeç), Drenas 2 rast (78, 73 vjeç), Klinë 1 rast (53 vjeç), Suharekë 1 rast (73 vjeç), Shtërpcë 1 rast (74 vjeç)”, bëhet e ditur në njoftimin e IKSHPK’së.

Ndërkohë, numri total i vdekjeve ka shkuar në 1 mijë e 106, rasteve pozitive në 42 mijë e 806, i të shëruarve në 28 mijë e 504, derisa raste aktive janë 13 mijë e 195.

“Numri total i rasteve pozitive është 42.805 raste nga 152.677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.106 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 683 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 28.504 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.195”, pwrfundon njoftimi.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?