Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë, 49 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

14 Maj 2021, 16:11| Përditesimi: 14 Maj 2021, 16:13

  • Share

KOSOVË- Në Kosova gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar me COVID-19 49 persona dhe janë raportuar 2 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i viktimave është përgjysmuar, ndërsa sot është raportuar 1 viktimë më shumë.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 310 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Leposaviq 8 raste, Prishtinë 7 raste, Gjilan 4 raste, Lipjan 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Ferizaj 3 raste, Prizren 3 raste, Drenas 2 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Gjakovë 2 raste, Obiliq 2 raste, Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Klinë dhe Skenderaj.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (55 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.803, ndërkohë që ai i viktimave është 2.220 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para.

Dy ditë më parë në vend kanë mbërritën 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 nga COVAX.

Gjatë ditës së sotme për shkak të festës së Fitër Bajramit të enjten është ndërprerë procesi i vaksinimit anti-COVID për grupmoshën mbi 65-vjeç, duke bërë që ditën e sotme të shkaktohen grumbullime të mëdha njerëzish që kërkojnë të vaksinohen.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?