Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë, 529 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

11 Prill 2021, 15:24| Përditesimi: 11 Prill 2021, 15:27

  • Share

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 529 persona dhe janë raportuar 12 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve ka pësuar një ulje, ndërsa ai i viktimave është rritur sërish.

Numri total i personave të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 503 gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Mitrovicë 66 raste, Gjilan 60 raste, Podujevë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 18 raste, Gjakovë 18 raste, Skenderaj 16 raste, Vushtrri 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 12 raste, Kamenicë 8 raste, Shtime 8 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Klinë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Zubin-Potok.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç).

Numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 97.996, ndërsa ai i viktimave është 1.988 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Kosova ishte vendi i fundit i rajonit në të cilin procesi i vaksinimit ende nuk kishte filluar, por gjithçka ka ndryshuar disa ditë më parë kur mbërritën 24 mijë dozat e para të AstraZeneca.

Pa humbur kohë një ditë më vonë ka nisur procesi i vaksinimit në vend, ku prioritet janë mjekët dhe infermierët të cilët prej kohësh “luftojnë” në vijën e parë me COVID-19.

Megjithatë ne vend pritet të mbërrijnë edhe 76 mijë e 800 doza të tjera të AstraZeneca, pjesë e 100 mijë e 800 dozave të premtuara nga COVAX.

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovë, Zemja ka njoftuar se tashmë Kosova ka blerë edhe një sasi të konsiderueshme të vaksinave anti-COVID, Pfizer.

Disa ditë më parë në vend ka nisur vaknimi i personave mbi 85-vjeç në të gjithë vendin.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?