Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë, 562 të infektuar dhe 13 viktima janë regjistruar gjatë 24 orët e fundit

10 Dhjetor 2020, 15:16| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 15:18

  • Share

KOSOVË- Gjatë ditës së fundit në Kosovë janë regjistruar 562 raste të reja dhe kanë humbur jetën 13 persona nga COVID-19.

Ajo që vërehet është fakti se në vend gjatë 24 orët e fundit janë shënuar më shumë të shëruar të cilët kanë qenë plotë 761 persona se sa të infektuarit, gjë që përbënë një lajm shpresëdhënës.

Qytetet të cilat ende mbeten vatra infektimesh janë Prishtina, Podujeva, Mitrovica dhe Peja. 

Aktualisht numri total i infektimeve në vend ka arritur 45.004 ndërkohë që numri i viktimave nga COVID-19 është 1.161 që nga fillimi i pandemisë, pavarësisht masave parandaluese të marra nga qeveria kosovare.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?