Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

COVID-19 në Kosovë, regjistrohen 53 raste të reja dhe një viktimë në 24 orët e fundit

1 Janar 2022, 15:54| Përditesimi: 1 Janar 2022, 16:00

  • Share

KOSOVË- Situata epidemiologjike në Kosovë vijon të mbetet e stabilizuar. Në 24 orët e fundit si rezultat i 3.263 testimeve kanë rezultuar 53 qytetarë pozitivë më COVID-19. Ndërkohë, një qytetar nuk arriti ta fitonte betejën me koronavirusin.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në të gjithë vendin janë 419 raste aktive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në158.033.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës anti-COVID. Prej fillimit të procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës. Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?