Në 24 orët në Kosovë u shënuan 223 raste të reja me koronavirus nga 1001 testime të kryera.
Gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën dhe 8 persona të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 1256.
Krahasuar me një ditë më parë, numri i të infektuarve është ulur ku të shtunën u raportuan për 345 raste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë në Kosovë është 48,905 nga 172,155 persona të testuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 342 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 36.568 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.081.
Prishtina mbetet me numrin më të lartë të të infektuarve ku në 24 orët e fundit u raportuan 72 raste.