Foto ilustruese

Covid-19 në Maqedoninë e Veriut më shumë se 40 mijë njerëz kanë humbur vendet e punës

21 Tetor 2020, 16:53| Përditesimi: 21 Tetor 2020, 16:56

  • Share

Papunësia në Maqedoninë e Veriut shënon rritje orë pas ore, tani në vend rregjistrohen 151.359 persona të papunë. Të dhënat e Agjencisë së Punësimit tregojnë se që nga fillimi i pandemisë numri i të papunëve është rritur me 43,627 persona, por sipas drejtoreshës së Agjencisë Biljana Jovanovska pa punë në periudhën e analizuar kanë mbetur afër 15 mijë persona. Jovanovska shpjegon ndryshimin me rreth 30 mijë të papunëve me faktin se shumë prej punëkërkuesve joaktivë të cilët nuk janë të regjistruar, gjatë shpalljes së ndonjë masë qeveritare që ofron ndihmë shtetërore, ri-regjistrohen si punëkërkues aktivë dhe kështu mund të përfitojnë ndihmë shtetërore.

Personat që u ka mbaruar paraqitja e sigurimit të obligueshëm pensional janë 14 819. Personat tjerë që erdhën në evidencë si të papunë kanë ardhur në baza të ndryshme. Të papunë që një periudhë të gjatë janë evidentuar në Agjencinë e punësimit, persona që evidentohen për herë të parë, siç janë të rinj deri 29 vjeç”-tha Biljana Jovanovska, Drejtoreshë e Agjencisë së punësimit

Pjesa më e madhe e personave që kanë ngelur pa punë vijnë nga industria e përpunimit, tregtia më pakicë dhe shumicë, pastaj sektori i objekteve për akomodim dhe shërbime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?