Spitali Infektiv në Tiranë

COVID-19 në Shqipëri, 295 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

19 Tetor 2020, 16:05| Përditesimi: 19 Tetor 2020, 16:14

  • Share

Shqipëria ka shënuar këtë të hënë 295 raste të reja me koronavirus nga 1413 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 74 të prekur në Tiranë, 39 të prekur në Durrës, 30 raste në Shkodër, 22 raste në Lushnje, 12 raste në Vlorë,  11 raste në Fier dhe Pogradec, 10 raste në Krujë dhe Berat, 9 raste në Elbasan dhe Lezhë, 7 raste në Gjirokastër, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Divjakë, 4 raste në Kukës, Tropojë, Prrenjas, Skrapar, 3 raste në Sarandë, Gramsh, Kuçovë, 2 raste në Has dhe Shijak, 1 rast në Fushë- Arrëz, Devollë, Kavajë, Mirditë,Rrogozhinë, Mallakastër, Librazhd, Mat, Përmet, Roskovec, Klos.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën dhe 3 persona të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 454. Betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Tirana, një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë kësaj të hëne gjithashtu u regjistruan 96 qytetarë të shëruar duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (19 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 295

Të shëruar ne 24 orë               96

Humbje jete në 24 orë              3

Testime ditore                     1413

Testime totale                108.782

Raste pozitive                   17350

Raste të shëruara             10167

Raste Aktive                       6729

Humbje jete                          454

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    3307

Durrës                     693

Shkodër                  477

Fier                          419

Korçë                       404

Lezhë                      350

Elbasan                  293

Vlorë                      243

Berat                      202

Kukës                    172

Dibër                       86

Gjirokastër              83

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?