Najada Çomo, shefja e spitalit Infektiv

Covid-19 në Shqipëri, Çomo: Brenda këtij muaji rihapet spitali Infektiv! 22.5% e pupullatës ka bërë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit

1 Nëntor 2022, 12:04| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 15:34

  • Share

Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka folur ditën e sotme në lidhje me pasojat e pandemisë dhe sëmundjes te organizmi. Gjatë fjalës së saj ajo vuri theksin se ky virus ka prekur të gjithë sistemet e organizmit ndërsa vuri theksin në aspektin psikologjik. Ajo njoftoi gjithashtu se brenda këtij muaji pritet hapja e Spitalit Infektiv pas rikonstruktimit të godinës.

“Nga COVID nuk ka mbetur asnjë sistem pa u prekur apo pa u komplikuar sidomos kur kanë qenë në situata të mesme apo kritike. Një element i rëndësishëm ka qenë menaxhimi terapeutik i pacientëve, edhe nga organizmat ndërkombëtarë me barna anti viralë. Barna që kanë dalë nga organizmi ndërkombëtar dhe kanë gjetur vend edhe në Shqipëri. Një pjesë e rëndësishme është aspekti psikologjik. Këshillim me psikologun ka qenë element i rëndësishëm. Element tjetër është fizioterapia. Është e ngadaltë në ditët e para por për ata që rrinë në një kohë të gjatë në spital ka nisur paralelisht edhe ky trajtim. Besoj se e mbyllëm pandeminë në spitalin që ishim dhe futja në spitalin e ri do të jetë brenda këtij muaji”, u shpreh Çomo.

Në Forumin Shkencor të mbledhur nga Akademia e Shkencave janë trajtuar të gjitha problemet me COVID, ndërsa u trajtuan edhe devijimet në forma të reja virale të COVID.  Niveli i imunizimit kolektiv është relativisht i ulët për fëmijët 1 deri 9 vjeç (76%) dhe disi më i lartë në ata 10 – 15 vjeç (89.6%). Duke patur parasysh nivelin zero të vaksinimeve në moshat 1–15 vjeç pritet një rritje e numrit të rasteve COVID-19 në moshat pediatrike gjatë stinës së ftohtë 2022 - 23 duke patur parasysh dhe 3 faktorët e mësipërm.

Niveli i ulët i marrjes së dozave të treta në popullatë (22.5%) rrezikon rritjen e infektimeve dhe në moshat e rritura që nuk kanë marrë dozën e tretë, duke patur parasysh faktin se variantet e reja Omicron e tejkalojnë në mënyrë të konsiderueshme imunitetin e krijuar me variantet e mëparshme sidomos nqs. koha nga doza e fundit e vaksinës ose infeksioni i fundit ka kaluar mbi 6 muaj (si pasojë e rënjes së konsiderueshe të antitrupave neutralizues).

Tre ishin rekomandimet që u dhanë në Forumin Shkencor për t’u mbrojtur nga COVID.

'1-Rekomandojmë përshpejtim dhe intensifikim të fushatës vaksinale sidomos në moshat shkollore 6 deri 15 vjeç. Kjo duhet të fokusohet në radhë të parë tek fëmijët që nuk e kanë kaluar infeksionin si dhe tek ata fëmijë me sëmundje kronike apo dëmtim të imunitetit për shkaqe të ndryshme.

2 - Në individët e rritur, për të parandaluar reinfektimet tek ata që kanë bërë vaksinën apo kanë kaluar infeksionin më larg se 6 muaj përpara, të nxitet  kryerja e dozave përforcuese të vaksinës anti COVID-19 sidomos në moshat mbi 50 vjec, si dhe në individët e gjithë moshave që kanë sëmundje shoqëruese imunodeprimuese, në mënyrë që të parandalohet rënja e imunitetit specifik.

3 – Të aplikohet testimi i shpejtë antigjenik në të gjithë institucionet shëndetësore publike dhe private dhe për të gjitha moshat për të kapur në kohë individët e infektuar dh parandaluar përhapjen e infeksionit.'- u tha në Forumin Shkencor.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?