Vetëm brenda pak javësh, shifrat e koronavirusit kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Këtë të enjte u shënua një tjetër rekord shifrash me COVID ku në 24 orët e fundit u regjistruan 421 të reja nga 1744 testime të kryera.
Betejën me koronavirusin fatkeqësisht e kanë humbur dhe 7 qytetarë të tjerë duke e çuar në 543 numrin total të viktimave.
Aktualisht në të 3 spitalet COVID në Tiranë ndodhen të shtruar 346 pacientë, 10 janë në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ndërsa betejën me virusin e kanë fituar 118 qytetarë në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kufizimin e përhapjes së COVID19, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe ju rikujton domosdoshmërinë për mbajtjen e maskës kudo jashtë shtëpisë.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 421 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë, 15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër, 11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë, 8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër, 6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje, 4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë, 2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.
COVID-19 – Statistika (5 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 421
Të shëruar ne 24 orë 118
Të shtruar në spitale 346
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1744
Testime totale 133,291
Raste pozitive 22,721
Raste të shëruara 11,696
Raste Aktive 10,482
Humbje jete 543
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5299
Durrës 913
Fier 806
Korçë 664
Shkodër 594
Lezhë 456
Elbasan 482
Vlorë 441
Berat 318
Kukës 235
Gjirokastër 172
Dibër 102
Lajm në përditësim...
Në shifrat e raportuara sot nga Ministria e Arsimit kanë rezultuar të prekur 20 qytetarë elbasanas, ku 2 prej tyre janë mësues në shkollën e Medresesë ‘Iliria’.
Sipas informacioneve të Report Tv dy mësuesit janë karantinuar në banesa dhe procesi mësimor në shkollën ‘Iliria’ vijon normalisht.
PËRMET- Kryetarja e Bashkisë, Alma Hoxha ka rezultuar pozitive me COVID-19, lajm të cilin e ka bërë publik vetë ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.
Kryebashkiakja e Përmetit shkruan se pas simptomave ajo dhe familja e saj janë karantinuar në banesë dhe pas kësaj kanë marrë përgjigjen e tamponit, ku kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Postimi i plotë i Alma Hoxhës në Facebook
Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm. Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit”, shkruan Alma Hoxha
Sipas raportit tw MInistrisw sw Shwndetwsisw në Berat janw raportuar pozitivë me COVID-19 30 qytetarë, ku dy prej tyre janë infermiere, dy punonjës të burgut, një punonjëse në fasoneri, një rast në Hipotekë, një nxënës shkolle, një shitës dhe 23 pensionistë.
Pavarësisht rasteve vijon puna në Hipotekë dhe në spital ku ishin dy infermieret e infektuara.
ELBASAN- Katër mësues janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në shkollën private 'Onufri' në Elbasan dhe një pjesë e stafit është karantinuar në banesat e tyre, ndërkohë që mësimi vijon normalisht.
Sipas burimeve të Report Tv ambientet e shkollës janë dezinfektuar dhe janë marrë masat për mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Qyteti i Elbasanit është kthyer në një vatër të madhe të COVID-19, ku më herët në disa shkolla ka pasur mësues dhe nxënës të infektuar, si dhe një arsimtare ndërroi jetë për shkak të koronavirusit.
Edukatorja rezulton me COVID-19, për pasojë mbyllet kopshti Nr. 4 në lagjen 1 Maj, ndërkohë mësohet se është karantinuar në banesë një sanitare.
Koronavirusi tashmë ka hyrë edhe në Prokurorinë e Posacme anti korrupsion, SPAK.
Është konfirmuar pozitive një prokurore me Covid-19.
Puna në Prokurorinë e Posacme vijon normalisht.