COVID-19 në Shqipëri/ 8 pacientë të tjerë rezultojnë negativ, Rama: Lajm i mirë... Manasterliu: Deri tani 52 të shëruar

30 Mars 2020, 23:56| Përditesimi: 31 Mars 2020, 02:58

  • Share

8 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar sot. Personat kanë rezultuar negativ pas testeve të bëra, duke e fituar këtë betejë. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Lajm i mirë: 8 të shëruar sot”, shkruan Rama.

Për shërimin e 8 pacientëve me koronavirus ka reaguar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu. Përmes një postimi në Twitter, Manasterliu shkruan: "Lajm i mirë... Edhe 8 të shëruar sot. Deri tani 52 të shëruar nga COVID-19."

Bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë ka vajtur në 12, ku dy viktimat e fundit janë shënuar brenda 24 orëve. Një 79-vjeçar ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa në mbrëmje ndërroi jetë një 82-vjeçare. Të dy viktimat ishin nga Tirana.

Deri tani në vendin tonë janë 223 persona të infektuar nga koronavirus, ndërsa 11 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 74 pacientë ndodhen të shkruar në Spitalin Infektiv. 7 prej pacientëve janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar.

Komento

Komente

  • Iris: 31/03/2020 04:48

    <DALIP>-DR.Fauci,drejtori I institutit te infeksioneve dhe alergjive ne U.S.A.deklaroi se koronavirus le imunitet te mjaftueshem sa per mos te te zene perseri ,ose per te te mos u perseritur ,por jo imunitet te perjetshem si fruthi.

    Përgjigju
  • Dalipi: 31/03/2020 02:05

    Cfare garancime kane keta te sheruarit ne shqiperi? Ndoshta eshte show politike KEMI POLITIKANE TE PA BESUESHEM QE MUND TE PRESESH GJITHCKA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?