Kryeministri japoznez, Yoshihide Suga

Bota

COVID-19/ Nga 30 shtatori, Japonia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

28 Shtator 2021, 21:36| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 13:14

  • Share

JAPONI- Qeveria japoneze ka njoftuar se me 30 shtator do t’i jepet fund gjendjes së jashtëzakonshme e cila është shpallur për shkak se ky vend u prek shumë nga koronavirusi.

Përmes një konference për shtyp, kryeministri japonez, Yoshihide Suga, ka thënë se edhe kufizimet anti-COVID do të hiqen gradualisht në mënyrë që të rikthehen aktivitetet e përditshmërisë, pavarësisht prezencës së virusit.

Suga ka thënë se qeveria do të krijojë më shumë qendra të përkohshme vaksinimi në mënyrë që pocesi të vazhdojë. Ndërkohë që autoritetet po punojnë edhe për pasaportat e vaksinimit.

Gjendja e jashtëzakonshme në Japoni është shpallur që në muajin prill. Japonia ka regjistruar rreth 1.69 milion raste të infektimit dhe mbi 17.5000 viktima si pasojë e COVID-19.

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?