Covid-19, nga simptomat e para e deri në vdekje në vetëm 11 ditë

17 Qershor 2020, 13:04| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 13:05

  • Share

Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali ka lëshuar një raport të një analize të kryer mbi 32 milionë njerëz, për të treguar moshën mesatare të viktimave, patologjitë, terapitë dhe kohën e kaluar nga simptomat e para e deri në vdekje.

Njëmbëdhjetë ditë nga shfaqja e simptomave të para e deri në vdekje në pacientët Covid-19. Kjo është periudha mesatare e zhvillimit të sëmundjes deri në fatalitet, të llogaritura nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë i cili sot publikoi një raport, në të cilin tregon karakteristikat e pacientëve që kanë humbur jetën

Nuk është hera e parë që Instituti italian publikon një raport të këtij lloji, por kësaj radhe të dhënat e marra në konsideratë janë shumë më të shumta. Analiza bazohet në një kampion prej 32.938 pacientësh, (nga mbi 34,000 vdekje deri më tani në Itali), nga të cilët gati gjysma janë regjistruar në Lombardi (16,349), që humbën jetën dhe teksa ishin testuar më parë pozitivë për koronavirusin.

Mosha e viktimave

Sipas Institutit italian, mosha mesatare e pacientëve që vdiqën dhe ishin positive më pare ndaj koronavirusit të ri është 82 vjeç.

Sëmundja e Covid ka prekur kryesisht burrat (58.4%), ndërsa gratë që vdiqën pas kontraktimit të sëmundjes ishin 13.692 të mostrës, 41.6%.

Mosha mesatare e pacientëve që vdiqën pozitivë për Sars-CoV-2 është 20 vjet më e lartë se ajo e pacientëve që kontraktuan infeksionin( këta të fundit me moshë mesatare 62 vjeç)

Mosha e grave viktima është më e lartë se burrat, përkatësisht 85 vjeç.

Megjithatë, nën moshën 50 vjeç, janë regjistruar 366 viktima, nga të cilat 83 nën 40 vjeç: në mesin e tyre, 62 kishin patologji para-ekzistuese.

Simptomat dhe patologjitë

Para shtrimit në spital, simptomat më të vëzhguara ishin ethet (76%), dispne (74%), kollitje (39%) dhe, në përqindje minimale, janë zbuluar simptoma diarre dhe hemoptizë. 5.7% e njerëzve, megjithatë, nuk shfaqën ndonjë simptomë në kohën e shtrimit në spital.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?