Shëndeti

Sot nis vaksinimi i fëmijëve e dozat e treta antiCOVID, do e marrin dhe mjekët e mësuesit! Bino: 12-17 vjeçarët, dy doza Pfizer! Për +60 vjeçarët s'lejohet kombinimi i AstraZeneca me vaksinën ruse

1 Nëntor 2021, 09:11| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 14:34

  • Share

Duke nisur nga dita e sotme të moshuarit +60 vjeç mund të marrin dozën e tretë të vaksinës anti-COVID, ndërsa fëmijët 12-17 vjeç, të shoqëruar nga prindërit, mund ta bëjnë vaksinën. Drejtoresha e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino ka sqaruar se cilët fëmijë do të vaksinohen të parët, sa doza do marrin dhe se cilën vaksinë duhet të bëjnë.

Fëmijët e moshave 12-17 vjeç nga sot mund të vaksinohen, gjithmonë me miratimin e prindërve. Bino shprehet se për fëmijët do të përdoret vaksina Pfizer dhe do të marrin të plotë të dyja dozat e saj.  Fillimisht do të vaksinohen fëmijët me sëmundje kronike dhe që kanë imunitet të dobët, që sipas Binos është një numër i vogël i tyre, dhe më pas do të vaksinohen fëmijët e shëndetshëm.

“Që sot fillon aplikimi i vaksinimit të fëmijëve 12-17 vjeç, në lidhje me vaksinën anti-COVID. Vaksinimi i fëmijëve 12-15 do të ndodh për ata fëmijë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si astmë, leukoza, kancer, sëmundjeve kronike të veshkave, të mëlçisë, zemrës pra që kanë disa sëmundje specifike do të vaksinohen të parët. Edhe për 16-17 vjeç të parët do të vaksinohen ata me sëmundje dhe më pas me fëmijët e shëndetshëm. Vaksina e planifikuar për fëmijët është Pfizer, sepse kjo është e vetmja që është aprovuar te fëmijët. Fëmijët do marrin dy doza, dhe më tej do të jetë ndoshta dhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryhet me miratimin e prindërve”, tha Bino.

A ndikon vaksina COVID me vaksinat e tjera që bëjnë fëmijët, për Silva Binon , jo. Ajo thotë se nuk kanë asnjë ndikim dhe ato mund të bëhen edhe të dyja njëkohësisht.

“Vaksina anti covid me të tjerat mund të kryhet njëkohësisht pasi nuk kanë ndikim dhe nuk nevojitet një afat kohor mes tyre”, tha Bino.

Po sot nis dhe marrja e dozës së tretë të vaksinës për +60 vjeç, ku Bino sqaron se kjo dozë plotësuese mund të merret edhe duke kombinuar vaksinat si ke bërë Pfizer mund të marrësh Coronavac apo AstraZeneca në bazë dhe të efekteve anësore që ka pasur qytetari. Megjithatë i vetmi kombinim vaksinash që nuk lejohet dhe mjekët janë trajnuar për këtë gjë është ai mes vaksinës AstraZenca dhe asaj rusë Sputnik V.

“Udhëzimi është i qartë në lidhje me kombinimin e vaksinave nëse kemi alergji apo kemi të dhëna që persona të caktuar nuk mund të bëjnë vaksinën por duhet ta kombinojnë. +60 mund të kryejnë dozën e tre me coronavac por me një dozë tjetër. Kush ka bërë Pfizer mund të po dozën e tretë po Pfizer ose një vaksinë tjetër. I vetmi kombinim vaksinash që nduk duhet të bëhet është ai mes AstraZeneca dhe asaj ruse Sputnik V”, tha Bino.

Bina ka sqaruar edhe se si do të merret kjo vaksinë e tretë nga +60 vjeçarët duhet të kenë kaluar të paktën 6 muaj nga doza e dytë. Rast specifik për dozën e tretë është vetëm për personat që kanë dëmtim të sistemit imunitar, që duhet ta bëjnë këtë dozë 4-8 javë pas dozës së dytë.

“Pas 6 muajsh kemi rënie te imunitetit dhe prandaj rekomandohet një dozë e tretë, atyre që u ka tejkaluar ky afat do e bëjnë po ashtu. Për përsonat që kanë dëmtim të imunitete do u jepet një dozë parësore 4-8 javë pas dozës së dytë nga të gjitha llojet e vaksinave”, tha Bino.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije ditën e sotme se vaksinimi me dozë të tretë do të bëhet paralelisht edhe për personelin mjekësor dhe mësuesit.

‘Ka filluar doza booster apo doza e tretë për grupmoshën +60 vjeç dhe paralelisht edhe për personelin mjekësor. Vaksinimi i tretë për mësuesit do të jetë 6 muaj pas dozës së dytë, pra do të ketë një vijim të ndjekjes së vaksinimit me bootser të mësuesve. Ne kemi marrë masat për të patur vaksinat e disponueshme në vend për të siguruar dozën e tretë te mësuesit siç ka nisur tani te mjekët.”, tha Manastirliu.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në mbledhjen e 22 tetorit rekomandoi aplikimin e dozës së tretë të vaksinës dhe vaksinimi i fëmijëve, që janë praktika që po ndiqen tashmë edhe nga shumë vende të tjera të zhvilluara, për të penguar përhapjen e COVID. Ndërkohë numri total i vaksinimeve të kryera në vend ka shkuar në mbi 1 milion e 900 mijë.

 

 

(Kliko këtu për të lexuar Udhëzuesi për vaksinimin me dozë të tretë dhe vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshtenteve, udhëzimi operacional)

(Kliko këtu për të lexuar Udhëezuesi për vaksinimin me dozë të tretë dhe vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshtenteve, udhëzimi Teknik)

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lorenc: 01/11/2021 19:54

    Per te gjithe "skeptiket" https://www.fda.gov/media/153447/download ne faqen 14 shpjegohen qarte masat e sigurise ne vaksinen per femije. Eshte tashme e fortifikuar me tromethamine qe te parandaloje atakun kardiak. Keshtu qe femijet jane te sigurt.

    Përgjigju
  • Lenina: 01/11/2021 17:50

    Maskarenj!

    Përgjigju
  • abetare: 01/11/2021 17:43

    Vetem propagande. Shkuan prinderit e mi per dozen e trete dhe na thane se vaksina Pfizer s'ka. Ore shtet i paafte, kur lajmeron qe te moshuarit duan te bejne dozen e trete, sigurou qe te kesh ca vaksina te pakten. Shkojne kot/sorrollaten te moshuarit neper klinikat e lagjes, dhe vaksina s'ka. Si ne kohen e komunizmit. Vetem propagande.

    Përgjigju
  • Latif: 01/11/2021 14:25

    Legena

    Përgjigju
    • Lenina: 01/11/2021 17:53

      @Shkenctari Ky eshte argumenti bindes qe po jep?

    • Shkenctari: 01/11/2021 16:33

      Legen je vet.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?