Infermierja nga Meksika e cila u vaksinua e para me Pfizer

COVID-19/ Nis vaksinimi masiv i qytetarëve në Amerikën Latine, pas Meksikës vijuan Kosta Rika dhe Kili

25 Dhjetor 2020, 10:32| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 10:35

  • Share

Në Amerikën Latine ka nisur vaksinimi anti-COVID masiv i qytetarëve. Një infermiere është bërë njeriu i parë nga Meksika e cila ka marrë dozën e vaksinës Pfizer.

Rreth 3 mijë vaksina anti-COVID kanë arritur në vend, ndërkohë që Meksika është një ndër shtetet të cilat kanë numrin më të lartë të viktimave nga virusi.

Pas Meksikës, Kili dhe Kosta Rika kanë qenë 2 vendet pasuese të cilat kanë nisur vaksinimin e popullsisë për koronavirusin.

Argjentina gjithashtu ka planifikuar të nisi vaksinimin por ka zgjedhur të përdori vaksinën ruse Sputnik V, në të cilën do shpërndahen 300 mijë doza.

Brazili i cili ka edhe numrin më të lartë të vdekshmërive nga virusi në rajon, nuk do të nisi momentalisht vaksinimin por pritet të fillojnë në mes të shkurtit, siç edhe kanë lajmëruar autoritetet përkatëse.

Duket sikur për fitoren e luftës me COVID-19, vaksina është “drita ne fund te tunelit” dhe fatmirësisht po shpërndahet shume shpejt në botë. Solidariteti mes shteteve, ku ato të pasurat ndihmojnë të varfrat ka ndihmuar që kjo shpërndarje te bëhet më lehtë. Se shpejti çdo njeri do të ketë marrë dozën e tij të vaksinës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?